Max Verstappen u ndëshkua me 10 sekonda penalizim në Çmimin e Madh të Spanjës pas një incidenti të rrezikshëm me George Russell.
Piloti i Red Bull refuzoi t’i hapte rrugën Russellit, duke frenuar papritur dhe përshpejtuar në mënyrë të rrezikshme, çka u cilësua si sjellje jo sportive dhe rrezikim i sigurisë në pistë.
Ish-kampioni Nico Rosberg e quajti reagimin e Verstappenit të papranueshëm, duke theksuar se ngadalësimi dhe përplasja e qëllimshme janë sjellje serioze që duhet ndëshkuar më ashpër.
Kjo situatë ndodhi pas një kontakti të mëhershëm me Charles Leclerc, i cili gjithashtu pati një duel të ngushtë me Verstappen-in pas rifillimit të garës.
verstappen definitivamente perdió la cabeza pic.twitter.com/re3x6pDduJ
— clara (@33stappen) June 1, 2025
Fitues i garës ishte Oscar Piastri, ndërsa Verstappen përfundoi më pas në renditje për shkak të penalizimit.



