Verstappen rrezikon pezullimin – mund të bëhet i pari në historinë e F1
V

Verstappen rrezikon pezullimin – mund të bëhet i pari në historinë e F1

Max Verstappen është vetëm një hap larg ndalimit të garimit pas një gare kontroverse në Çmimin e Madh të Spanjës, të cilën e fitoi Oscar Piastri.

Verstappen u penalizua me 10 sekonda për mbajtje të paligjshme të pozicionit, sjellje josportive dhe rrezikim të sigurisë së pjesëmarrësve në garë, pasi refuzoi t’i hapte rrugën George Russellit dhe e bëri këtë me një manovër të pakujdesshme dhe shumë të rrezikshme, me frenime dhe përshpejtime të papritura që lanë edhe Russellin të tronditur.

Për më tepër, ai mori edhe tri pikë ndëshkuese në lejen e tij të garimit, pasi u shpall përgjegjës për shkaktimin e një përplasjeje.

Aktualisht, Verstappen ka gjithsej 11 pikë ndëshkuese, ndërkohë që pezullimi automatik vjen kur një pilot arrin 12 pikë brenda një periudhe 12-mujore.

Kjo do të thotë që Verstappen është vetëm një pikë larg një ndalimi automatik nga një garë në Formula 1.

Tri pikët e para nga këto do t’i skadojnë pas garës në Austri më 30 qershor, që do të thotë se duhet të kalojë edhe dy gara,  në Kanada dhe Austri, pa incidente, për të shmangur një pezullim historik.

Nëse ndëshkohet edhe me vetëm një pikë gjatë kësaj periudhe, Verstappen do të bëhet kampioni i parë në detyrë në historinë e Formula 1 që pezullohet.

TË FUNDIT