Kampioni i katërfishtë botëror, Max Verstappen mungoi në premierën e filmit F1.
Ndërsa pilotët tjerë të Formula 1 morën pjesë në premierën e filmit “F1” me Brad Pitt në Times Square të Nju Jorkut, Max Verstappen zgjodhi një tjetër rrugë: testoi një Aston Martin Vantage GT3 në pistën Spa-Francorchamps, në përgatitje për garën 24-orëshe të GT World Challenge.

Kjo është hera e dytë që kampioni holandez shmang eventin, pasi kishte munguar edhe në shfaqjen private të filmit gjatë Çmimit të Madh të Monakos. Këtë herë, në vend të një udhëtimi me kolegët për në SHBA, ai udhëtoi drejt Belgjikës për të përgatitur pjesëmarrjen e mundshme në garat më të mëdha të rezistencës si 24 Orët e Spa, Nurburgring dhe Le Mans, objektiva që Verstappen i ka përmendur shpesh si pjesë e ëndrrës së tij përtej F1.



