Dy persona të gjinisë femërore e kanë humbur jetën si pasojë e një vetkaksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.
Klankosova.tv mëson se viktimat janë të moshës 27 përkatësisht 17 vjeçare.
Siç mëson Klankosova.tv njëri nga viktimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa tjetra pas një orë.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në IML dhe organet e hetuesisë janë në pritje të raportit./ Klankosova.tv.



