Vettel mund të kthehet te Red Bull
V

Vettel mund të kthehet te Red Bull

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, ka konfirmuar se është në bisedime të hershme me Helmut Markon për ta pasuar atë si këshilltar në skuadrën Red Bull pas tërheqjes së tij.

Marko, i cili është 81 vjeç dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2026, nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë më tej. Vettel thekson se marrëdhënia me Markon mbetet e mirë dhe se ata janë në kontakt për këtë çështje, ndonëse bisedimet nuk janë ende të thelluara.

“Është e mundur, por ende nuk dihet në çfarë forme”, u shpreh Vettel për ORF.

Ai shton se Marko ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në suksesin e Red Bull dhe se, nëse ai largohet, roli i tij duhet të vazhdohet me kujdes dhe në mënyrë të ndryshme.

Nga ana tjetër, Marko tha për Kleine Zeitung se vendimi për pasardhësin do t’u takojë aksionarëve të Red Bull dhe se ka shumë të interesuar për pozitën.

 

TË FUNDIT