Vettel tregon nëse do të kthehet në Formula 1
V

Vettel tregon nëse do të kthehet në Formula 1

Katër herë, kampioni i botës, Sebastian Vettel, ka konfirmuar se kapitulli i tij në Formula 1 për të është i përfunduar, duke shuar zërat për një rikthim të mundshëm pas thashethemeve që kishin qarkuar së fundmi.

Piloti gjerman u tërhoq nga Formula 1 në fund të sezonit 2022, por kjo nuk i ndaloi zërat për një rikthim të tij, jo vetëm si pilot. Kohët e fundit, Vettel u përmend në mediat e automobilizmit se ka qenë në bisedime me Red Bullin, skuadër ku ai ishte pilot nga viti 2009 deri në vitin 2014 dhe fitoi katër tituj kampioni. Por këtë herë gjermani u pa si potencial për të marrë rolin e Helmut Markos si këshilltar në ekipin austriak.

Megjithatë, gjatë një interviste me “Auto Motor und Sport”, 38-vjeçari konfirmoi se koha e tij si pilot në F1 ka mbaruar, por nuk foli për mundësinë e rikthimin në rolin e këshilltarit te Red Bulli “Formula 1 ka mbaruar”, shpjegoi Vettel, i cili më tej vijoi: “Në njëfarë pike, vjen edhe momenti kur duhet t’ua lirosh vendin të tjerëve dhe mendoj që është diçka pozitive që shumë pilotë të jenë zëvendësuar nga të rinjtë debutues”.

“Kjo nuk është një votë e imja kundër veteranëve, por në favor për të rinjtë. Në kohën kur garoja nuk më interesonte se sa pilotë të vjetër do ta mbyllin karrierën. Për mua kishte rëndësi që të isha vetë në pistë duke drejtuar”, u shpreh Vettel.

TË FUNDIT