Vjen reagimi i Musiala-s pas lëndimit të tmerrshëm: Nuk duhet fajësuar askënd, janë gjëra që ndodhin
V

Vjen reagimi i Musiala-s pas lëndimit të tmerrshëm: Nuk duhet fajësuar askënd, janë gjëra që ndodhin

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala,  ka reaguar me një video-mesazh pas lëndimit serioz që pësoi gjatë ndeshjes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain në Kampionatin e Kupës së Botës për Klube.

Në një duel të ashpër, portieri italian Gigi Donnarumma goditi Musialan në kyçin e këmbës, duke shkaktuar dëmtim të rëndë, transmeton AutoPortali.

Në mesazhin e tij, Musiala theksoi se nuk duhet fajësuar askush për incidentin, duke shtuar se lëndimet janë pjesë e futbollit.

“Askush nuk duhet fajësuar, këto janë gjëra që ndodhin në futboll” – ka thënë Musiala.

Ai gjithashtu foli për operacionin që pritet të kryejë dhe për kohëzgjatjen e rikuperimit.

Sipas raportit mjekësor të publikuar nga klubi gjerman, Musiala do të mungojë në fushë për më shumë se 5-6 muaj, duke krijuar një boshllëk të madh në mesfushën e Bayern Munich dhe Kombëtares gjermane. /AutoPortali

TË FUNDIT