Vinicius mund të transferohet te skuadra e madhe evropiane
V

Vinicius mund të transferohet te skuadra e madhe evropiane

PSG ka nisur bisedimet për transferimin e Vinicius Junior, pasi ka parë që ylli i Real Madrid refuzoi ofertën për rinovimin e kontratës.

Raportet sugjerojnë se negociatat e kontratës mes Real Madridit dhe Vinicius u zhvilluan dy javë më parë, por nuk u arrit marrëveshje.

Sulmuesi brazilian e hodhi poshtë propozimin pasi priste kushte më të mira financiare, duke besuar se oferta e klubit nuk pasqyron vlerën e tij.

Ndërkohë, zyrtarët e Arabisë Saudite dyshohet se kanë paraqitur një kontratë marramendëse prej 1 miliardë eurosh gjatë pesë viteve.

Edhe pse Vinicius mbetet nën kontratë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor 2027, përfaqësuesit e tij e kanë bërë të qartë se qëndrimi nuk është një garanci në Madrid.

TË FUNDIT