Në ditën e përkujtimit të një prej figurave më ikonike të historisë së futbollit (dy vjet nga ndarja nga jeta e Pele-së), Brazili nderon Vinícius Junior si lojtarin më të mirë të botës.
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) hapi dje fasadën e re të selisë së saj në Rio de Janeiro, e zbukuruar me një murale që paraqet sulmuesin e Real Madridit me fanellën e Seleçaos, shoqëruar nga fraza: “Më i miri i botës është me ne”.

Kështu, CBF kremton fitimin e çmimit FIFA The Best, Vinícius është bërë pjesë e klubit të lojtarëve brazilianë të shquar që kanë marrë këtë çmim prestigjioz, së bashku me Ronaldon (fitues tri herë), Ronaldinhon (dy herë), Romarion dhe Rivaldon.




