Visar Kastratit i besohet kjo ndeshje ndërkombëtare
V

Visar Kastratit i besohet kjo ndeshje ndërkombëtare

Federata e futbollit evropian (UEFA), e ka deleguar gjyqtarin nga Kosova, Visar Kastratin, si gjyqtar kryesor për ndeshjen Molde – Mlada Boleslav, në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.

Në krahët e Kastratit, si gjyqtarë anësorë do të jenë  Fatmir Sekiraqa si asistent i parë dhe Arbonr Bullatovci si asistent i dytë.

Kurse, gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari, e në VAR do të jetë gjyqtari Dardan Çaka.

Ndeshja mes Moldes dhe Mlada Boleslavit do të zhvillohet të enjten, më 19 dhjetor duke filluar nga ora 19:00.

 

TË FUNDIT