Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të madh duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Hungari.
Në finalen për kategorinë deri në 52 kg, ajo u përball me kampionen japoneze, Uta Abe, e cila triumfoi me ‘Ippon’. Megjithëse humbi në fund, paraqitja e Krasniqit ishte mbresëlënëse dhe vjen si rezultat i përkushtimit dhe punës së saj të palodhshme.
Pas ndeshjes, trajneri Driton Kuka dha një reagim emocional duke lavdëruar performancën e saj.
Postimi i plotë:
Nënkampione Botërore! Distria Krasniqi 52 kg Urime Kosovë Urime Shqiptar kudo që jeni!
Performancë e bukur e Disit sot!
Preku finalen e madhe,ishte duke punuar mirë por Japonezja Abe shfrytëzoj një gabim dhe kaq mjaftoj!
Xhudo e federata jonë vazhdon tutje miq,medalja numër 9 nga Kampionatet Botërore!
Ne do ecim para,përkundër obstruksioneve të projekteve të federatës sonë.sdo ndalem asnjëherë mos u habitni!



