Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka kërkuar ndjesë ndaj qytetarëve për vonesat dhe mosrealizimin e plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje të Prishtinës dhe qyteteve të tjera ku operon.
Sipas kompanisë, situata është krijuar pas ndryshimit të orarit të operimit nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), e cila ka vendosur mbylljen e deponisë në Mirash nga ora 00:00. Ky ndryshim ka pamundësuar përfundimin e ciklit të planifikuar të grumbullimit të mbeturinave gjatë orëve të natës dhe pritet të ndikojë edhe në ditët në vijim, përcjell AutoPortali.
Kompania ka sqaruar se menaxhimi i deponisë nuk është në kompetencë të saj, pasi KMDK është ndërmarrje publike qendrore që funksionon në mënyrë të pavarur.
KRM “Pastrimi” ju kërkon ndjesë qytetarëve për vonesat dhe mosrealizimin e plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje të Kryeqytetit dhe qyteteve të tjera ku operojmë.
Ju njoftojmë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve në orarin e operimit nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), e cila, në kuadër të organizimit të saj të brendshëm, ka vendosur mbylljen e deponisë në Mirash nga ora 00:00. Ky ndryshim ka pamundësuar dhe do të pamundësojë edhe në ditët në vijim përfundimin e ciklit të planifikuar të operimit gjatë orëve të natës.
Sqarojmë se menaxhimi i deponisë nuk është në kompetencë të KRM “Pastrimi”. KMDK është ndërmarrje publike qendrore dhe funksionon e pavarur nga KRM “Pastrimi”.
Pavarësisht kësaj situate, ekipet tona mbeten të angazhuara maksimalisht për të rikuperuar vonesat dhe për të vazhduar shërbimin sa më shpejt, me qëllim që të minimizohet çdo ndikim për qytetarët dhe shëndetin publik.
Njëkohësisht, ju njoftojmë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me menaxhmentin e deponisë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë



