Wolff i del në mbrojtje rivalit të tij
W

Wolff i del në mbrojtje rivalit të tij

Kreu i Mercedes, Toto Wolff, ka dalë në mbrojtje të shefit të Ferrarit, Fred Vasseur, duke kërkuar nga tifozët dhe mediat italiane që t’i japin kohë për të ndërtuar ekipin. Spekulimet për të ardhmen e Vasseur kanë shtuar presionin mbi francezin, i cili po përballet me kritika për mungesën e fitoreve në sezonin 2025.

Wolff theksoi se në Formula 1 suksesi kërkon kohë dhe se është normale që një trajner apo menaxher të marrë vite për të ndërtuar një skuadër fituese, duke përmendur si shembull Jean Todt-in në Ferrari. Ai shtoi se nëse nuk do të ishte në Mercedes, do të merrte menjëherë Fred Vasseur.

“Fred është një nga menaxherët më të mirë që njoh, është i drejtë dhe nuk bën politikë”, tha Wolff, duke theksuar se francezi duhet të përballojë pasionin dhe presionin e tifozëve italianë dhe të vazhdojë punën e tij.

TË FUNDIT