Wolff tregon planet e Mercedesit për Kimi Antonellin
W

Wolff tregon planet e Mercedesit për Kimi Antonellin

Në dhjetë garat e para në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli ka grumbulluar 63 pikë, duke u ngjitur edhe një herë në podium, në Kanada, në garën e fundit.

Ky është podiumi i parë në karrierën e tij, duke shfaqur talentin e tij edhe në provat zyrtare, duke qenë në “top-5” në katër raste.

Në përgjithësi, 18-vjeçari nga Bolonja është padyshim i promovuar edhe nga Mercedes, që po mbështetet tek ai për të ardhmen. Shefi i Mercedes, Toto Wolff, tha: “Në vitet e fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në Formula 1 dhe të rinjtë duhet të përballen me të gjitha këto risi“.

“Një shembull i mirë është Oscar Piastri, i cili kryeson Botërorin. Atij iu desh një vit e gjysmë për të arritur në nivelin e Lando Norris dhe ky është viti i parë që ai është përpara tij. Mendoj se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e gomave. Kjo vlen edhe për Kimi, që nuk i njeh të gjitha pistat dhe ky është një disavantazh i madh“, tha Wolff.

Wolff decided on Antonelli "five minutes after" Hamilton's Ferrari move

Duke vlerësuar të ardhmen e Antonellit, ai shtoi: “Ndoshta duhet të vlerësojmë një program trevjeçar për të, duke pranuar se kjo është koha që i nevojitet një piloti të ri për të sfiduar një shok skuadre më me përvojë dhe super të shpejtë. George Russell sot është ndër pilotët më të mirë në F1”.

TË FUNDIT