Xhaka drejt Arabisë, harron Milanin
X

Xhaka drejt Arabisë, harron Milanin

Granit Xhaka është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, mesfushori shqiptar ka arritur një marrëveshje verbale në parim me klubin arab Neom SC, ndërsa tashmë priten vetëm detajet e fundit për të konkretizuar kalimin.

Sipas mediave arabe, 32-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e kampionëve të Gjermanisë Bayer Leverkusen, pritet të nënshkruajë një kontratë shumë të majme, me 10 milionë euro neto në vit, një shifër që reflekton rëndësinë dhe përvojën që ai pritet të sjellë në projektin ambicioz të klubit saudit, transmeton AutoPortali.

Nga ana tjetër, Neom SC ka njoftuar zyrtarisht Leverkusenin për dëshirën për ta transferuar Xhakën dhe ka paraqitur një ofertë fillestare prej rreth 6 milionë eurosh.

Megjithatë, sipas gazetarit të njohur italian Nicola Schira, dy klubet janë duke negociuar për një marrëveshje që mund të mbyllet për një shumë afër 15 milionë euro.

Aktualisht, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes dy klubeve, por bisedimet janë në fazën përfundimtare, dhe pritet që vendimet kyçe të merren gjatë ditës së sotme.

Ky transferim do të ishte një tjetër lëvizje e rëndësishme në karrierën e Xhakës, i cili ka kaluar një sezon fantastik me Leverkusenin nën drejtimin e Xabi Alonsos, duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin historik në Bundesliga pa asnjë humbje. /AutoPortali

TË FUNDIT