Granit Xhaka mund t’i thotë lamtumirë Bayer Leverkusen në fund të sezonit. “Sky Deutschland” raporton se klubi gjerman do të ishte i gatshëm ta linte mesfushorin 32-vjeçar të largohej për një shumë modeste.
Mesfushori shqiptar ka kontratë deri në vitin 2028 me “aspirinat”, por ajo mund të mbyllet më shpejt. Skuadra turke e Galatasarayt ka bërë një lëvizje të vendosur për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Turqit janë gati t’i ofrojnë një kontratë të pasur Xhakës për ta sjellë në Turqi. Mesfushori, i cili u largua nga Arsenal në vitin 2023 për 15 milionë euro, ishte lojtar kyç i sistemit të lojës së trajnerit Xabi Alonso.
Interesi nga Turqia por edhe sirenat e Arabisë Saudite, mund ta shtyjnë Xhakën drejt një kapitulli të ri në karrierën e tij.
Gjithçka pritet të mësohet pas përfundimit të sezonit në Bundesliga.



