Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, i rigjallëruar pas largimit nga Arsenali dy vjet më parë për t’u kthyer në Gjermani, ka thënë se stabiliteti në skuadër është çelësi i suksesit.
Skuadra e tij sonte takohet me Bayern Munichun në kuadër të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se jemi mjaftueshëm të qëndrueshëm për të mundur Bayernin që në Munih”, tha Xhaka.
“Në ligë, le të shohim se ku janë gjërat pas 34 ndeshjesh. Por, padyshim që kemi shumë për të fituar në Ligën e Kampioneve”, deklaroi mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane.



