Xhaka më në formë se kurrë më parë  
X

Xhaka më në formë se kurrë më parë  

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, pavarësisht moshës (tashmë 32 vjeç), po bën një paraqitjen të mirë me kampionët e Gjermanisë.

Loja e tij në mesfushë, me luftimet e vazhdueshme dhe shkatërrimin e topit, e ka ngritur atë në një lojtar kyç për Leverkusenin.

Një gjendje fizike për t’u patur zili nga Xhaka, të cilën e konfirmoi për mediat.

“Jam në formë. Ndoshta më në formë se vitin e kaluar. Sigurisht që nuk po bëhem më i ri, por me sa duket jam shumë mirë”, tha Xhaka.

Duke folur për skuadrën ai shtoi: “Jemi ende shumë të qëndrueshëm, bëjmë presing lart, luajmë edhe një për një dhe kjo më ndihmon”, u shpreh mesfushori shqiptar, njëherësh kapiten i Përfaqësueses së Zvicrës.

TË FUNDIT