Xhaka po stërvitet me shqiptarin tjetër te Bayer Leverkusen
X

Xhaka po stërvitet me shqiptarin tjetër te Bayer Leverkusen

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, nuk është grumbulluar te Zvicra për ndeshjet e muajit mars.

Ai po vazhdon stërvitjet te Bayer Leverkuseni. Aty bashkë me të është edhe lojtari nga Kosova, Larson Ferati, që luan për grupmoshat e reja të klubit gjerman, shkruan Indeksonline.

18-vjeçari po merr këshilla nga një super futbollist si Granit Xhaka. Po ashtu këto stërvitje është duke i udhëhequr trajneri i tashëm i kampionëve nga Bundesliga, Xabi Alonso.

Kujtojmë se Ferati është zhvilluar si futbollist te klubi i Leverkusenit dhe ka kontratë vetëm deri në qershor të këtij viti.

TË FUNDIT