Xhiroja e 15-të nis sot me një ndeshje
X

Xhiroja e 15-të nis sot me një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 15-të këtë fundjavë, ndërsa një ndeshje zhvillohet sot (e premte).

Feronikeli ’74 është nikoqir i Suharekës me fillim nga ora 13:00.

‘Indrustrialistët’ janë në pozitën e fundit në tabelë me vetëm tre pikë dhe janë në kërkim të fitores së parë në kampionat.

Në anën tjetër Suhareka kërkon këndelljen pasi kanë kaluar pesë ndeshje pa fitore dhe duan tre pikët.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë fitoren në këtë takim dhe pritet një ndeshje interesante në Drenas.

TË FUNDIT