Xhiroja e 18-të nis me një ndeshje që zhvillohet sot
X

Xhiroja e 18-të nis me një ndeshje që zhvillohet sot

Sot (e premte) fillon xhiro e 18-të, e fundit e stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligën, ku në orar për t’u zhvilluar është vetëm një ndeshje.

Përballja e vetme e ditës së sotme është ajo në mes të Llapit dhe Dukagjinit, ku të dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë, për ta mbyllur sa më mirë stinorin.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe fillon në orën 13:00.

Të shtunën takohen: Ferizaj-Gjilani dhe Prishtina-Malisheva, teksa të dielën: Drita-Feronikeli ’74 dhe Suhareka-Ballkani.

TË FUNDIT