Lamine Yamal raportohet se është ndjerë i mashtruar dhe i zhgënjyer pas transferimit të Marcus Rashford nga Manchester United te skuadra katalunase.
Sipas një raporti të publikuar nga gazeta spanjolle El Nacional, 17-vjeçari nuk është pajtuar me mënyrën se si është realizuar ky transferim, dhe ka shprehur pakënaqësi të hapur ndaj presidentit të klubit Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco, transmeton AutoPortali.
Rashford u zyrtarizua të mërkurën në mbrëmje si lojtar i Barcelonës, në formë huazimi për një sezon. Sulmuesi anglez mori fanellën me numrin 14 dhe u prezantua nga Laporta si një përforcim me cilësi të lartë për repartin ofensiv.
Megjithatë, raporti tregon se Lamine Yamal ishte i pakënaqur me mënyrën si u menaxhua situata nga drejtuesit, pasi nuk ishte njoftuar për bisedimet me Rashford dhe nuk ishte përfshirë në asnjë diskutim apo konsultim, ai besohet se e ka marrë vesh transferimin vetëm pasi u bë publik nga klubi.
Burime pranë lojtarit kanë bërë të ditur se ai ndihet i tradhtuar, pasi gjatë rinovimit të kontratës së tij, më shumë se një muaj më parë, i ishte premtuar se opsioni kryesor për repartin ofensiv do të ishte Nico Ëilliams, mik i afërt i Yamal.
Yamal kishte kërkuar afrimin e tij, duke përfituar nga një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh.
Sidoqoftë, marrëveshja me Ëilliams nuk u realizua, pasi sulmuesi vendosi të rinovojë kontratën me Athletic Bilbaon deri në vitin 2032.
Në vend të tij, Barcelona finalizoi marrëveshjen me Rashfordin – një lëvizje që, sipas El Nacional, ka krijuar pakënaqësi të qarta tek Yamal.
Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga klubi apo nga vetë lojtari, por raportimet sugjerojnë se situata ka shkaktuar tension të brendshëm në skuadër dhe pritet të ndikojë në dinamikat mes lojtarëve dhe drejtuesve. /AutoPortali



