Yamal tregon momentin qesharak pas ndeshjes në Dortmund
Y

Yamal tregon momentin qesharak pas ndeshjes në Dortmund

Në një natë spektakolare të Ligës së Kampionëve, skuadra e Barcelonës triumfoi 3-2 kundër Borussia Dortmundit, falë edhe performancës së shkëlqyer të Lamine Yamal.

Talent i ri i klubit katalanas dha asistin vendimtar për Ferran Torres, ndaj u u shpall ‘MVP’ i ndeshjes nga UEFA.

Pas triumfit në tokën gjermane, Yamal ndau një episod interesant, që ndodhi gjatë testit antidoping. Në një intervistë për “Football Movistar Plus+”, 17-vjeçari rrëfeu një moment interesant.

“Po më shpëtonte! Dhe për herë të parë që po më shpëtonte (urina), nuk më morën që të bëja testin antidoping”.

I pyetur për teknikat e tij të veçanta, si goditjet me pjesën e jashtme të këmbës, Yamal tha është një pjesë e natyrshme.

“Më vjen natyrshëm, nuk është se e stërvis shumë. Është diçka që më vjen spontanisht”.

Në moshën vetëm 17 vjeç, Yamal është kthyer në një nga lojtarët më premtues në futbollin europian, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për Barcelonën dhe Spanjën.

TË FUNDIT