Ylli i Philadelphia 76ers, Paul George, i është nënshtruar një operacioni artroskopik në gjurin e majtë.
Klubi amerikan ka njoftuar se operacioni u krye me sukses nga Dr. Jonathan L. Glashow në Qendrën Ortopedike të Mjekësisë Sportive NYU Langone në New York, shkruan Reuters, përcjell AutoPortali.
Sipas klubit, George do të fillojë menjëherë programin e tij të rikuperimit dhe do të rivlerësohet përpara fillimit të kampit stërvitor në shtator.
35 vjeçari iu bashkua Philadelphia 76ers këtë verë si përforcim madhor në kuadër të ndërtimit të skuadrës.
Megjithatë, ky operacion e vendos në pikëpyetje gatishmërinë e tij për të nisur sezonin e ri në formën e duhur.
George vjen nga një sezon me mesatare 16.2 pikë për ndeshje, shifra më e ulët që nga viti 2014–15, dhe ka vuajtur nga disa lëndime të përsëritura në gjunjë gjatë viteve të fundit. /Autoportali



