Zbulohet arsyeja pse Gatusso hoqi mjekrën pas 22 vitesh
Z

Zbulohet arsyeja pse Gatusso hoqi mjekrën pas 22 vitesh

Gennaro Gattuso, i njohur për stilin e tij të veçantë me mjekër, ka bërë një gjest mbresëlënës, duke iu bashkuar fushatës bamirëse “Beard Auction”.

Për herë të parë pas 22 vitesh, trajneri italian vendosi ta rruante mjekrën si pjesë e kësaj nisme për të mbledhur fonde për kërkimet kundër kancerit.

Kjo fushatë ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit për rëndësinë e kontributit në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Gattuso, aktualisht trajner i Hajduk Split, bashkëpunoi me lojtarët e tij, të cilët gjithashtu morën pjesë në këtë akt simbolik dhe fisnik. Pra, pamje e re e “luftëtarit” për një kauzë të madhe.

Gattuso, i njohur për karakterin e tij të fortë dhe imazhin tradicional me mjekër, u shfaq i panjohshëm në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Ky ndryshim shënoi një moment të rëndësishëm jo vetëm për tifozët dhe ndjekësit e tij, por edhe për kauzën që ai vendosi të mbështesë.

Ky gjest tregon anën humanitare të një prej figurave më karizmatike të futbollit dhe fuqinë e sportit për të ndihmuar në nisma të rëndësishme sociale.

TË FUNDIT