Zbulohet paga marramendëse e presidentit të UEFA-s
Z

Zbulohet paga marramendëse e presidentit të UEFA-s

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) publikoi raportin financiar për sezonin 2023-2024, ku përfshihet edhe paga e presidentit të saj Aleksander Ceferin.

Ish-njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Sllovenisë (NZS) mori një ngritje page.

Në këtë mënyrë kreu i UEFA-s mblodhi një pagë vjetore prej 3.4 milionë euro bruto.

Ceferin ka marrë edhe një shumë të konsiderueshme për kryerjen e funksionit të zëvendës-presidentit në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), përkatësisht 270 mijë euro në vit.

Slloveni është në krye të UEFA-s që nga shtatori i vitit 2016, kur në kandidaturën e tij mundi rivalin holandez Michael van Praag.

57-vjeçari e fitoi mandatin e tij të fundit në prill 2023 dhe do të zgjasë deri në vitin 2027.

TË FUNDIT