Zbulohet personi i vetëm që Verstappen e dëgjon në Formula 1
Z

Zbulohet personi i vetëm që Verstappen e dëgjon në Formula 1

Max Verstappen, kampioni i katërfishtë i Formula 1, ka një lidhje të veçantë me inxhinierin e tij të garës, Gianpiero Lambiase, i vetmi person që ai dëgjon në radio gjatë garave.

Edhe pse shpesh komunikimi mes tyre është i ashpër dhe përplot sharje, Verstappen e vlerëson shumë rolin e Lambiases, duke thënë: “Të dy jemi të zjarrtë dhe kokëfortë, por nuk do ta doja ndryshe”.

Lambiase është më shumë se një inxhinier për Max, ai është edhe mbështetje psikologjike, mik dhe “bashkëshort i vjetër në pistë”. Ai i filtron informacionet më të rëndësishme nga skuadra dhe i përcjell me kujdes, duke ruajtur fokusin e pilotit.

Edhe në momente tensioni, si në Hungari kur Verstappen e kritikoi ashpër për strategjinë, ata dinë të qetësohen dhe të vazhdojnë punën bashkë.

Raporti i tyre unik dhe i sinqertë është një nga çelësat e suksesit të Verstappen në Formula 1.

TË FUNDIT