Zhegrova e ka njoftuar Lillen për vendimin e tij
Z

Zhegrova e ka njoftuar Lillen për vendimin e tij

Edon Zhegrova me shumë gjasë do të largohet nga Lille, ndërsa karrierën pritet ta vazhdojë në Itali, me shumë gjasë te Napoli.

Është raportuar se Zhegrova e ka njoftuar presidentin e klubit Lille, Olivier Letang, që nuk do ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, skuadra franceze për lirimin e tij kërkon 40 milionë euro.

“Calciomercato” ka raportuar të hënën se drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, është në negociata shumë të avancuara me menaxherin e Zhegrovës për një kalim të mundshëm të kosovarit te napolitanët.

Nga dhjetori, Zhegrova është duke u përballur me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor. Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.

TË FUNDIT