Zhegrova synon një vit edhe më të suksesshëm
Z

Zhegrova synon një vit edhe më të suksesshëm

Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen.

Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të cilin po shfaq paraqitje brilante në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, ai është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

Prandaj, ish futbollisti i Baselit me të drejtë vitin 2024 e konsideron si më të mirin në karrierë.

Ndër të tjera, 25 vjeçari zotohet se do të punojë që viti 2025 të jetë edhe më i mirë për të.

“Deri tani ka qenë viti më i suksseshëm, në vitin 2025 do të hyj edhe më fuqishëm”, tha Zhegrova në emisionin Sports Show.

Nëse vazhdon me formë të tillë edhe në pranverë, s’ka dyshim se “Messi i Kosovës” do të transferohet në një klub më të madh evropian.

TË FUNDIT