Juventi ka shprehur interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Karin Adeyemi.
Adeyemi është një ndër lojtarët ë të mirë tek skuadra gjermane, ku në shumë raste ka arritur që ta shpëtojë skuadrën e tij në ndeshje të mëdha.
Për ylli gjerman, edhe ndër vitet e kaluara ka pasur interesim nga skuadra të mëdha evropiane, mirëpo Dortmundi nuk ka lejuar që ai të largohet.
Sipas La Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër” ka rikthyer interesimin e tyre dhe tanimë janë më serioz në lidhje me ofertat që do t’i dërgojnë drejt Gjermanisë, transmeton AutoPortali.
Juventus kishte tentuar të sigurojë shërbimet e tij gjatë afatit dimëror, mirëpo nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje.
Vlera e sulmuesit vlerësohet rreth 45 milionë euro, një shumë që konsiderohet brenda kapaciteteve financiare të Juventusit.
Megjithatë, klubi italian duhet të veprojë shpejt për të mos humbur përsëri objektivin.
Borussia Dortmund është e hapur për negociata dhe e gatshme të dëgjojë oferta, sidomos nëse Adeyemi dëshiron të sfidojë një aventurë të re jashtë Gjermanisë dhe Serie A shihet si një destinacion potencial



