Zyrtare: Duro trajner i Lirisë
Z

Zyrtare: Duro trajner i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Klodian Duros si trajnerin e ri të skuadrës.

Duro, një emër i njohur i futbollit shqiptar, vjen në Prizren duke synuar rikthimin e Lirisë në Superligë, transmeton AutoPortali.

Gjatë karrierës së tij, ka luajtur në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro dhe Austri.

Si trajner, ka drejtuar skuadra të njohura si Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani.

 

TË FUNDIT