Kjo protestë sipas njoftimit të OEK-ut do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.tv.


                                    

