Një i lënduar në aksident trafiku në autostardën “Ibrahim Rugova”
N

Një i lënduar në aksident trafiku në autostardën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku është regjistruar mesditën e së enjtes në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell AutoPortali.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin tre vetura të përfshira.

Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje“. /AutoPortali/

TË FUNDIT