Marc-André ter Stegen ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u transferuar te Girona.
Portieri gjerman është bashkuar me klubin katalanas në formë huazimi nga Barcelona deri në përfundim të sezonit aktual, me objektivin për të rikthyer nivelin e tij më të mirë.
Pas prezantimit zyrtar, Ter Stegen nuk ka humbur kohë, pasi vetëm një ditë më vonë ai ka nisur menjëherë stërvitjet me ekipin e ri, duke treguar gatishmërinë për t’u rikthyer sa më shpejt në formë optimale.
Sezoni aktual nuk ka qenë i lehtë për portierin gjerman, i cili pjesën më të madhe e kaloi i dëmtuar dhe jashtë planeve, sidomos pas afrimit të Joan Garcias nga Espanyoli, që ndryshoi hierarkinë në portën e Barcelonës. /AutoPortali



