Aprilia dominon në Brazil, Bezzecchi merr kryesimin
A

Aprilia dominon në Brazil, Bezzecchi merr kryesimin

Piloti italian Marco Bezzecchi fitoi të dielën garën e Çmimit të Madh të Brazilit në MotoGP, duke marrë edhe kreun e renditjes botërore. Ky është triumfi i dytë radhazi për Bezzecchin, që i ka fituar të dyja garat e zhvilluara deri më tani këtë sezon.

Një garë e dominuar nga Bezzecchi dhe shoku i tij i skuadrës Jorge Martin (i dyti), çka konfirmon momentin e mirë që po kalon motori Aprilia. Italiani e nisi garën nga vendi i parë dhe e ruajti kryesimin deri në fund, duke bërë një garë shumë të mirë.

Në podium u ngjit edhe piloti tjetër italian Fabio di Giannantonio me VR46-Ducati (vendi i tretë), që arriti të lërë pas kampionin e botës në fuqi, spanjollin e Honda, Marc Marquez. Më pas u klasifikuan Ai Agura, Alex Marquez e Pedro Acosta.

Tjetër garë zhgënjyese për pilotin italian Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati, që u rrëzua, duke mos marrë asnjë pikë. Motori italian duket se këtë sezon do ta ketë të vështirë të rikonfirmohet në majën e renditjes botërore.

TË FUNDIT