Montoya i ashpër me Verstappenin
M

Montoya i ashpër me Verstappenin

Max Verstappen është kritikuar ashpër pas ankesave të vazhdueshme ndaj Formula 1 dhe rregullave të reja për vitin 2026.

Ish-piloti Juan Pablo Montoya deklaroi se nëse Verstappen nuk është i kënaqur, duhet të largohet nga sporti, duke theksuar se “Formula 1 duhet t’u tregojë derën atyre që nuk e respektojnë”.

Verstappen, i cili nuk përfundoi garën në Kinë për shkak të problemeve teknike, e ka quajtur epokën e re të F1 “një shaka” dhe e krahasoi atë me “Mario Kart”.

Montoya kritikoi edhe Carlos Sainz Jr. për ankesat e tij, duke thënë se pilotët po kërkojnë vëmendje dhe po bëjnë komente “politike”.

TË FUNDIT