Christopher Haase zhvilloi një duel të fortë me Max Verstappen në NLS2, duke u bërë piloti i parë që e parakalon në mënyrë të rregullt në Nurburgring Nordschleife, në të njëjtën klasë.
Ai u impresionua nga aftësia e Verstappen për të ndjekur nga afër edhe në ajër të turbullt: “Saktësia e tij është diçka tjetër, qëndronte gjithmonë pas meje”.
Haase, që u nis nga vendi i dytë, përfitoi nga një gabim i vogël i Verstappen dhe e parakaloi në Dottinger Hohe duke shfrytëzuar shpejtësinë më të lartë të Audi-t.
Megjithatë, Verstappen u kundërpërgjigj dhe rifitoi kreun pas një beteje të fortë. “Në atë moment e kuptova që kisha humbur”, tha Haase, duke pranuar epërsinë e kampionit.



