Pas një fundjave jo shumë bindëse në Goiania, Pedro Acosta beson se motoçikleta KTM për sezonin 2026 në MotoGP nuk është “aq e mirë”, pasi përfundoi i shtati në Çmimin e Madh të Brazilit.
Pasi gara u shkurtua në 23 xhiro për shkak të degradimit të pistës, Acosta zgjodhi gomën e butë të pasme, ndryshe nga shumica që përdorën gomën mesatare. Strategjia funksionoi në fillim, duke e ngjitur nga vendi i nëntë në të katërtin, por më pas humbi ritmin dhe ra në vendin e shtatë, mbi 10 sekonda pas fituesit Marco Bezzecchi.
“Plani ishte goma mesatare, por kur pashë që gara u shkurtua, vendosa të përdor të butën. Duhej të shtyja fort në fillim, por pas xhiros së 11-të patëm të njëjtat probleme si të premten”, tha ai.
Acosta theksoi se problemi kryesor ishte mungesa e shpejtësisë në vijat e drejta. “Na mungon shumë shpejtësia dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Është e vështirë të planifikosh garën kur nuk mund të parakalosh”.

Edhe pse më parë kishte qenë optimist për përmirësimet e KTM dhe nisi fort sezonin në Buriram, ai tani është më realist:
“Do të kemi vështirësi edhe në Austin. Duhet të gjejmë një balancë mes performancës në Tajlandë dhe kësaj gare. Motoçikleta e vitit të kaluar nuk ishte aq e keqe, dhe kjo e këtij viti nuk është aq e mirë”.



