Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, në kuadër të ndeshjes Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.
Sipas njoftimit, interesi i madh i tifozëve shqiptarë konfirmon mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme.
FSHF ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme, duke i falënderuar të gjithë tifozët për angazhimin e tyre.
Njëkohësisht, Federata u ka bërë thirrje tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake, me qëllim që ndeshja të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa incidente.
Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës./AutoPortali



