Ish-shoku i Schumacherit tregon çmenduritë e tij
I

Ish-shoku i Schumacherit tregon çmenduritë e tij

Pasuria e madhe në Formulën 1 shpesh i bën pilotët të kenë më shumë para sesa mend. Kjo përshkruan mirë Eddie Irvine, ish-shokun e Schumacher-it te Ferrari. Ai ishte britaniku i fundit në këtë skuadër para Lewis Hamilton (duke përjashtuar Oliver Bearman që zëvendësoi përkohësisht Carlos Sainz Jr. në 2024). Irvine garoi për Ferrari nga 1996 deri në 1999 dhe jetonte një jetë luksoze.

Ai hyri në F1 në moshën 28-vjeçare, tashmë milioner falë investimeve në pasuri të paluajtshme. Sot zotëron dhjetëra prona nëpër botë. Qasja e tij e shkujdesur ndaj parave u bë legjendare kur pranoi se e kishte humbur helikopterin dy herë: “Ulesha diku dhe harroja ku e kisha lënë… një herë madje harrova edhe shtëpinë e shoqes ku e parkova”.

Në vitin 1999 ishte pranë titullit botëror me katër fitore, ndërsa në 2002 u tërhoq nga sporti, duke vazhduar stilin e jetës luksoze. Deklaratat e tij si “Më pëlqejnë festat, jahtet, avionët dhe Ferrari” u bënë shumë të njohura.

I lindur në Irlandën e Veriut, ai garonte nën flamurin e Irlandës, gjë që shkaktoi polemika, edhe pse më vonë pranoi të përfaqësonte Britaninë. Në debutimin e tij shkaktoi bujë kur parakaloi Ayrton Senna, duke e zemëruar legjendën braziliane pas garës.

TË FUNDIT