Aprilia bën ligjin edhe në Austin
A

Aprilia bën ligjin edhe në Austin

Me një fitore të dyfishtë në pistën amerikane të Austinit, motori Aprilia rikthehet të dominojë këtë sezon në Botërorin e MotoGP.

Piloti italian Marco Bezzecchi fitoi garën e tretë sezonale, i padiskutueshëm deri më tani, duke udhëhequr renditjen e Botërorit. Pas gabimit të së shtunës në garën sprint, këtë herë italiani dominoi në pistë, duke u shkëputur.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, spanjolli Jorge Martin. Podiumi u kompletua me spanjollin tjetër Pedro Acosta, i treti me motorin KTM.

Vijon të vuajë këtë sezon motori Ducati, në vendin e katërt me italianin Fabio di Giannantonio me motorin VR46, ndërsa kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez, u rendit i pesti.

Francesco Bagnaia, që të shtunën dominoi në sprint, këtë herë doli i dhjeti në garë.

TË FUNDIT