Momente frike pati në Çmimin e Madh të Japonisë në Suzuka. Oliver Bearman, pas një manovre të papritur shmangieje, u përplas fort në barrierat mbrojtëse, por fatmirësisht kaloi pa pasoja serioze.
Britaniku humbi kontrollin gjatë një dueli me Franco Colapinto dhe u përplas anash me rreth 300 km/h, një lloj aksidenti shumë i rrezikshëm për pilotët.
Incidenti ndodhi kur Colapinto para tij papritur ngadalësoi shumë për shkak të procesit të quajtur “superclipping”, ku makinat humbasin shumë shpejtësi gjatë karikimit të baterisë. Bearman u detyrua të shmangte përplasjen, doli në bar dhe humbi kontrollin.
Ai përjetoi një goditje prej rreth 50G, por arriti të dalë vetë nga makina. Kontrollet mjekësore konfirmuan se nuk kishte fraktura, vetëm një dëmtim në gju. “Jam mirë, makina është më keq se unë”, tha ai.
Here’s the moment Bearman went into the barriers at Spoon #F1 #JapaneseGP pic.twitter.com/XmurXApWkp
— Formula 1 (@F1) March 29, 2026
Aksidenti nxori në pah rrezikun e diferencave të mëdha të shpejtësisë për shkak të strategjive të reja të energjisë, ndërsa ekspertët kërkojnë reagim nga FIA për të rritur sigurinë.



