Pilotët e Formula 1 të lodhur edhe mendërisht  
P

Pilotët e Formula 1 të lodhur edhe mendërisht  

Pilotët e Formula 1 po mbeten të rraskapitur nga rregullat e reja të vitit 2026, të cilat po i shtyjnë ata në limitet e tyre mendore gjatë garave.

Sipas analistit të F1 TV dhe ish-pilotit Alex Brundle, pilotët po përjetojnë një nivel shumë të lartë lodhjeje gjatë garave të gjata siç është Çmimi i Madh i Japonisë.

Ai tha se kjo ndoshta nuk është shumë e dukshme për shikuesit, por çdo pilot që vjen për intervistë pas garës duket i rraskapitur.

“Nuk e di nëse kjo duket për shikuesit, por çdo pilot që vjen pranë nesh është i shteruar. Kanë punuar shumë fort, mund ta shohësh në sytë e tyre”.

Sipas tij, pilotët po detyrohen të përballen me një ngarkesë shumë të madhe mendore për shkak të mënyrës se si funksionojnë makinat e reja dhe menaxhimi i energjisë gjatë garës.

Rregullat e reja për vitin 2026, sidomos ato që lidhen me përdorimin e energjisë hibride dhe baterisë, i bëjnë makinat shumë më të vështira për t’u menaxhuar gjatë xhirove. Kjo kërkon që pilotët të mendojnë vazhdimisht për strategjinë e energjisë, jo vetëm për drejtimin e makinës.

Kjo ka çuar në një situatë ku, në fund të garave, shumë pilotë duken fizikisht dhe mendërisht të konsumuar.

 

TË FUNDIT