FASK mbajti Kuvendin e Punës
F

FASK mbajti Kuvendin e Punës

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) e ka mbajtur Kuvendin e Punës, në të cilin pjesëmarrës ishin 18 nga 22 delegatët sa janë gjithsej.

Ndër pikat më të rendësishme të rendit të ditës ishin ato për zgjedhjen e një nënkryetari, në të cilën u zgjodh ish-kryetari Ismet Rexhepi.

Ai u zgjodh me votat unanime të delegatëve, ndërsa nuk pati kundër kandidat.

Kryetari Agron Dida e vlerësoi lart kontributin shumëvjeçar të Rexhepit në auto sportin tonë.

Kuvendi vazhdoi me shqyrtimin dhe miratimin e Raportit vjetor të punës për vitin 2025, shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare dhe auditimin për vitin 2025 dhe shqyrtimin e miratimin e Planit financiar për vitin 2026.

Më pas Kuvendi pranoi me të drejta të plota edhe klubet e reja si: Kaçandolli Racing Team, Spirit Karting Kosovo, Auto Klubi Kosova – Ferizaj, Klubi i Sportit Rrugor Off Road Malësia, si dhe u pranua me të drejta jo të plota Shoqata Oldtimer Club Kosova.

Në fund u diskutua edhe për planet, synimet e detyrat që e presin FASK-un gjatë këtij viti me shpresën për suksese sa më të mëdha si në rrafshin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

TË FUNDIT