Martin Brundle, ish-pilot i Formula 1 dhe komentator në Sky Sports, ka kritikuar ashpër Max Verstappenin për deklaratat e tij të fundit dhe pakënaqësinë ndaj sezonit 2026.
Britaniku u shpreh i lodhur nga komentet e pilotit të Red Bull, i cili ka kritikuar vazhdimisht formatin e ri të F1 me motorë hibridë 50/50, duke thënë se nuk i jep më kënaqësi. Pas Çmimit të Madh të Japonisë, Brundle reagoi drejtpërdrejt: “Ose largohu, ose ndalo së foluri për këtë”.
Ai e krahasoi Verstappen me Michael Schumacher, duke theksuar se gjermani nuk do t’i kritikonte kurrë publikisht ekipin apo sportin, por do t’i zgjidhte problemet në heshtje. Sipas tij, qëndrimi i Verstappen po dëmton imazhin e Formula 1.

Brundle shtoi gjithashtu se sporti do të vazhdojë edhe pa të, duke përmendur talente të reja si Andrea Kimi Antonelli, Oliver Bearman dhe Arvid Lindblad.
Nga ana tjetër, Verstappen ka sqaruar se kritikat lidhen me mungesën e motivimit ndaj formatit aktual, por Brundle thekson se reagimet e pilotëve varen shpesh nga performanca e makinës.



