Gina, vajza e madhe e Michael Schumacher, flet hapur për aksidentin tragjik të skive që pësoi babai i saj më 2013, i cili i shkaktoi dëmtim traumatik cerebral dhe e detyroi të largohej nga jeta publike. Gina (29 vjeçe) tregon se “duhej të bëja diçka” për t’u shpërqendruar nga ngjarja e frikshme e 7 herë kampionit të Botës në F1 dhe për këtë ua kushtoi jetën kuajve.
Në dokumentarin e saj, “Horsepower: The World of Gina Schumacher”, ajo shprehet: “Pas aksidentit të babait, u hodha plotësisht në këtë, sepse duhej të bëja diçka. Kuajt gjithmonë kanë qenë të rëndësishëm… Nuk mund të jetoja pa to. Më ndihmuan të përballoja gjithçka”.
Ajo kujton se në Dubai, babai i saj u mor me kuajt dhe si fëmijë i pëlqente të kalonte kohë me to.
Gina falënderon prindërit që e mbështetën të merrej me këtë gjë: “Jam mirënjohëse që mund ta bëj këtë. Nuk duhet marrë si e mirëqenë, prindërit e mi e bënë të mundur”. Gruaja e Schumacher, Corinna, shton se legjenda e F1 kishte parashikuar se vajza e tij do ta tejkalonte në këtë fushë: “Michael më tha, kur vajza ishte 10 vjeçe: Gina do të jetë shumë më e mirë se ti… Dhe sot mendoj se kishte të drejtë”.

Si ndodhi aksidenti i rëndë i skive?
Më 29 dhjetor 2013, vetëm një vit pas tërheqjes nga F1, Michael Schumacher pësoi një aksident të tmerrshëm skijimi gjatë pushimeve familjare të Krishtlindjeve, së bashku me djalin e tij Mick (14 vjeç) në stacionin alpin të Meribel, Francë.
Piloti gjerman pësoi një dëmtim të parikuperueshëm në kokë, “traumatizëm kranioencefalik i rëndë me koma”. Pasi u dërgua në Qendrën Universitare Hospitalore të Grenoble, iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje urgjente për të lehtësuar presionin intrakranial të trurit. Më 2014, pas daljes nga koma, Schumacher u transferua në Zvicër; fillimisht në një spital në Lozanë dhe më pas në shtëpinë e tij në Gland.



