MotoGP dëshiron “të kopjojë” Formula 1
M

MotoGP dëshiron “të kopjojë” Formula 1

MotoGP po planifikon të prezantojë pilotë rezervë të përhershëm për çdo skuadër, të ngjashëm me sistemin që përdoret në Formula 1.

Kjo ide po diskutohet në kuadër të një marrëveshjeje të re komerciale, pas marrjes së kampionatit nga Liberty Media, e cila zotëron edhe F1.

Qëllimi është që çdo ekip të ketë një ose dy pilotë rezervë që udhëtojnë në çdo garë dhe janë gati të zëvendësojnë menjëherë një pilot titullar në rast dëmtimi apo mungese.

Kjo vjen për shkak të kalendarit të ngarkuar dhe rritjes së dëmtimeve, pasi fundjavat e garave përfshijnë prova të rëndësishme, garë sprint dhe garën kryesore.

Aktualisht, skuadrat përdorin pilotë testues si zëvendësues, por këta nuk janë gjithmonë në nivelin e duhur për të qenë konkurrues në gara.

Megjithatë, propozimi mund të sjellë edhe probleme, si kosto më të larta për ekipet dhe paqartësi për rolin e këtyre pilotëve krahas pilotëve testues ekzistues.

TË FUNDIT