Antonelli “me këmbë në tokë” para garës në Majami
A

Antonelli “me këmbë në tokë” para garës në Majami

Te Mercedes ka nisur prej ditësh puna për rikthimin në pistë në garën e Majami. Makina gjermane ka fituar tri garat e para sezonale në Formula 1, me italianin Kimi Antonelli që ka triumfuar në dy prej tyre, duke udhëhequr renditjen për pilotë.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të fitoja dy gara kaq shpejt dhe do të udhëhiqja renditjen. Tani jam në krye, por sezoni është ende i gjatë. Sinqerisht, nuk e di se çfarë do të ndodhë kur të rikthehet Botërori në Majami”, tha Antonelli.

Më tej, italiani tha: “Di vetëm që ekipi po punon shumë në mënyrë efektive. Nuk ka shqetësime dhe ekipi është i qetë. E dimë që rivalët tanë do të afrohen, por në të njëjtën kohë edhe ne zhvillohemi”.

“Tashmë po mendojmë për pistat e ardhshme dhe zhvillimet që do të zbatohen, kështu që ata po shtyjnë fort. Ka qetësi të madhe në ekip dhe vetëdije për potencialin, por situata mund të ndryshojë në një moment“, tha Antonelli.

TË FUNDIT