Ndërsa Max Verstappen lufton për të ruajtur dominimin në pistë, një tronditje ka ndodhur te Red Bull. Gianpiero Lambiase, inxhinieri legjendar dhe figura kyçe në titujt e Verstappen, po largohet nga skuadra dhe do të kalojë te McLaren në fund të vitit 2027. Lambiase nuk po del në pension, por ka pranuar një ofertë shumë të majme nga rivali kryesor.
Lambiase ka qenë zëri në veshin e Verstappen dhe njeriu që merrte vendime në momentet më kritike. Ai ka bashkëpunuar me Verstappen që nga maji 2016 dhe kjo marrëdhënie solli katër tituj botërorë. Largimi i tij nuk humbet vetëm një ekspert, por edhe “kiminë” mes pilotit dhe inxhinierit.
Sipas mediave holandeze, McLaren fitoi garën për ta marrë përpara rivalëve si Aston Martin dhe Williams, me një kontratë shumë milionëshe. Ky është një goditje e madhe për Red Bull, që prej kohësh po humb figura kyçe, dhe mund të ndikojë shumë në karrierën e Verstappen jashtë pistës.
)
Disa spekulojnë se kjo mund të shpie edhe në largimin e Verstappen nga Formula 1 në të ardhmen, pasi ai ka shprehur interes për gara si “24 Orët e Le Mans” dhe ka kritikuar drejtimin e ri të sportit. Verstappen dhe Lambiase kanë kontratë me Red Bull deri në fund të vitit 2027.



