Lando Norris dhe modelja Magui Corceiro janë rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për jetën private.
Çifti u pa në tribunën VIP të stadiumit “José Alvalade” në Lisbonë, duke ndjekur ndeshjen mes Sportingut dhe Arsenalit. Sipas mediave portugeze, ata mbërritën me avion privat, duke treguar se kriza në marrëdhënie është tejkaluar dhe duke i dhënë fund spekulimeve për ndarje që qarkullonin prej muajsh.
Më herët ishte përfolur se Norris ishte sërish beqar, madje edhe burime nga Formula 1 kishin deklaruar se lidhja kishte përfunduar. Megjithatë, paraqitja e tyre e përbashkët tregon të kundërtën.
)
Magui Corceiro është një figurë e njohur në Portugali, me një të kaluar edhe në lidhje me futbollistin Joao Felix. Ajo ka qenë pranë Norris edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, përfshirë fitimin e titullit botëror.
Edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje që nga viti 2023, duket se tani janë më të qëndrueshëm se kurrë.



